75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / G T

Goli i Muharrem Jasharit ia siguron tri pikë LNZ Cherkasy në Ukrainë

Skuadra e LNZ Cherkasy ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Epitsentr, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit ukrainas.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Muharrem Jashari në minutën e 22’të, shkruan Indeksonline

Jashari fillimisht e huqi penalltinë, por me fat iu rikthye topi dhe e çoi në rrjetë.

Skuadra e tij tani shkon në kuotën e katër pikëve në dy ndeshjet e para të kampionatit në sezonin e ri 2025/26./Indeksonline/