75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / C E

Goli i Rashicës nuk i mjafton Norwichit për ta përballuar Liverpoolin

Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 kundër Norwichit në ndeshjen e javës së 26-të të Premierligës angleze.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 48-të të ndeshjes.

Liverpooli më pas shënoi tre gola me anë të Mane (64’), Salah (67’) dhe Diaz (81’).

Me këtë fitore, Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, gjashtë më pak se Manchester City. /IndeksOnline/