75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Goli i Richarlison kundër Serbisë shpallet më i miri në Kupën e Botës

FIFA ka publikuar sot golin më të mirë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili u votua nga vetë tifozët.

Ky Botëror prodhoi momente të paharrueshme dhe plot gola të bukur, por vetëm njëri prej tyre zgjidhet si më i miri i turneut.

Këtë çmim e ka fituar sulmuesi i Brazilit, Richarlison.

Richarlison shënoi një super gol në fitoren 2:0 kundër Serbisë, gol ky i cili veçse që gëzoi tifozët brazilianë, gëzoi edhe ata në Kosovë.

Golin e Richarlison mund ta gjeni më poshtë.