Goli i sezonit në Serie A shënohet në ndeshjen Genoa-Monza

Skuadra e Monzas është duke fituar 0:2 ndaj Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Golin e dytë e shënoi Dany Mota në minutën e 18’të, shkruan Indeksonline
Mota shënoi një supergol me stilin “rovershat” për ta mposhtur portierin kundërshtar.
Ky po llogaritet si goli i këtij sezoni në Serie A.
Kujtojmë që golin e parë për Monzan e shënoi Pessina./Indeksonline/