75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Goli i vitit në futbollin e Kosovës, futbollisti shënon nga 75 metra (VIDEO)

Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në fundjavën e kaluar në futbollin kosovar në kategorinë e të rinjëve.

Edmond Duplaku, qendër mbrojtësi i Shkollës së Futbollit “Kurda” ka realizuar një eurogol në sfidën ndaj Ferizajit U-17.

Duplaku ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga pjesë-fusha e tij, duke zënë në befasi të gjithë kundërshtarët. Goli i tij u shënua nga 75 metra distancë.

Gola të tillë shihen rrallë herë në futbollin kosovar, andaj Duplaku padyshim se meriton shumë vëmendje për këtë magji të dhuruar në fushë.