75 Mall Live Search
09:42 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Goli i vitit shënohet në kampionatin amerikan (VIDEO)

Lucas Zelarayan ka shënuar golin e viti.

Futbollisti armen shënoi një gol të bukur nga mesi i fushës, duke i dhënë fitoren skuadrës amerikane Columbus, ndaj Chicago Fire, vetëm një minutë pa përfunduar ndeshja, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit kundërshtar, ku pa u menduar dy herë gjuajti në drejtim të portës dhe topi përfundoi në rrjetë.

Columbus arriti fitoren me rezultat 2-1, ndërsa goli i Zelarayan po cilësohet si goli i vitit, duke u bërë viral në rrjetet sociale./IndeksOnline/