Goli i Zhegrovës i cili u anulua nga VAR (VIDEO)

Kosova ka barazuar pa gola 0-0 me Rumaninë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, djelmoshat e Kosovës ishin të pafat në disa raste, e më të vëshirë e bëntë edhe fusha e rënduar pas reshjeve të shiut, shkruan IndeksOnline.
Në fakt “Dardanët” e gjetën golin me anë të Edon Zhegrovës në minutën e 61-të, por që pas rishikimit nga VAR, gjyqtari holandez, Makkelie vendosi ta anulonte golin.
Më posht mund ta shikoni golin e Zhegrovës./IndeksOnline/