75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 20 Mars 2022 / C E

Goli i Zymer Bytyqit nuk mjafton, Konyaspor mposhtet nga Fenerbahce

Konyaspor ka humbur si mysafir i Fenerbahces me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Superligës turke.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Zymer Bytyqi në minutën e 35-të.

Rezultatin e barazoi Kim Min-Jae në minutën e 65-të.

Golin e fitores për Fenerbahcen e shënoi Pelkas në minutën e 89-të të ndeshjes.

Konyaspor e Zymer Bytyqit është në vendin e dytë me 55 pikë, dy pikë më shumë se Fenerbahce në vendin e tretë. /IndeksOnline/