75 Mall Live Search
15:41 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Goli më i mirë i turneut shënohet në Afrikë, Bebe realizon nga distanca

Futbollisti i Kombëtares së Cape Verde, Bebe ka shënuar golin e sezonit të AFCON-it.

Bebe shënoi në minutën e 32’të një supergol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 1:0 ndaj Mozambique, shkruan Indeksonline

Mesfushori i Rayo Vallecano shënoi nga distanca një nga golat më të bukur të këtij sezoni, padyshim.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në AFCON./Indeksonline/