75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Golin ia dedikoi familjes Jashari, ky ishte shënimi i Igballit me fanellën e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, me rezultatin 5:1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe një gol tjetër dhe realizator ishte Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan Indeksonline

Këtë gol, Igballi ia dedikoi pikërisht familjes Jashari, të cilët dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës gjatë viteve 99-të.

Kujtojmë që me këtë fitore, Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Indeksonline/