Golin ia dedikoi vëllait të tij të ndjerë, Jack Grealish: Kjo ditë gjithmonë është e vështirë për ne!

Jack Grealish mbrëmë shënoi gol në fitoren e Manchester Cityt 2:0 ndaj Leciester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Goli i shënuar nga sulmuesi anglez ndodhi në një ditë të veçantë dhe shumë të dhimbëshme, shkruan Indeksonline
Pikërisht dje u bën 25 vjet nga vdekja e vëllait të Grealishit, Keelan Daniel Grealish, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2000, në atë kohë lojtari i Cityt ishte vetëm pesëvjeçar.

“Vëllai im i vogël ndërroi jetë 25 vjet më parë. Kjo ditë është gjithmonë e vështirë për ne si familje. Por unë isha shumë i lumtur që shënova. Mami dhe babai im ishin këtu në stadium. Kjo ditë është shumë e vështirë për ne. Të shënosh dhe të fitosh ishte shumë mirë”, u shpreh Grealish.
Jack Grealish shënoi golin e tij të parë në Premier League që nga viti 2023./Indeksonline/