Golin më të mirë të Kupës së Botës për Klube e shënon bashkëlojtari i Sergio Ramosit, e “shpon” nga distanca

Skuadra e Monterrey ka shënuar fitore 4:0 ndaj Uraëa Reds, në ndeshjen e tretë të Kupës së Botës për Klube.
Pikërisht në këtë ndeshje u shënua goli më i mirë i këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline
Nelson Deossa shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 30’të.
Ai goditi topin shumë larg portës kundërshtare dhe arriti ta mposhte portierin.
Me këtë fitore, Monterrey siguroi kualifikimin në fazën eliminim/direkt. Dhe në raundin e radhës do të luajë ndaj Borussia Dortmundit./Indeksonline/