Golin pa portier, Sterling bën huqjen e vitit dhe e dërgon ekipin e tij në shtëpi

Skuadra e Manchester Cityt është eliminuar befasisht në çerek-finale të Ligës së Kampionëve nga ekipi i Lyon.
Ata u mposhtën me rezultat 1:3 dhe kështu nuk arritën të kualifikohen në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Por, kjo ndeshje ka mundur shumë lehtë të përfundoj në të mirë të Manchester Cityt.
Një minutë para se të shënonte golin e tretë Lyon, futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling pati një shansë të artë që ta barazonte rezultatin.
Ai e kishte portën e hapur dhe nga nga afërsia nuk arriti që të shënoj gol. 59 sekonda pas këtij rasti, Moussa Dembele shënoj golin e tretë për Lyonin./Indeksonline/
Big ups to Raheem Sterling for not letting a Champions League Semi final get in the way of some free twitter likes pic.twitter.com/3QGxbO6qtU
— – (@CK67_) August 15, 2020