15:37 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Golovin nënshkruan me Monacon [Foto]

Chelsea ka humbur garën me Monacon rreth transferimit të Aleksander Golovin.

Monaco ka zyrtarizuar talentin rus nga CSKA Moscow për 30 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë pesëvjecare.

Golovini kërkohej nga Chelsea dhe disa ekipe të mëdha evropiane pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Rusinë në Kupën e Botës. /IndeksOnline/