75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / FR

Gomari shkakton aksident të katërfishtë në aksin Fier-Lushnjë, nuk ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar, ndërsa janë përfshirë edhe 4 automjete.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit.

Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale./oranews