Gomes befason të gjithë me datën e rikthimit, pas lëndimit horror

Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me rikthimin e mesfushorit të Everton, Andre Gomes.
Sipas Ancelottit futbollisti mund të rikthehet në muajin shkurt më saktësisht në ndeshjen kundër Arsenalit e cila do të zhvillohet më 23 shkurt.
“Unë fol me lojtarin dhe ai ra dakord po ashtu edhe stafi mjekësor ra dakord, që ai të luaj në ndeshjen kundër Arsenalit”, u deklarua Ancelotti.
Gomes është rikthyer në stërvitje me skuadrën gjatë kësaj jave ku ka arritur për më pak se tre muaj të rikuperohet nga lëndimi horror që kishte pësuar./Indeksonline/.