18:27 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gomez: Do ta luftojë depresionin, nuk dua më probleme shëndetësore (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Selena Gomez ka rrëfyer shumëçka rreth jetës së saj, depresionit dhe problemeve shëndetësore që i përjetoi dikur.

25- vjeçarja në një intervistë për Harper’s Bazaar”, ka thënë se shëndetin e ka në plan të parë për këtë vit, pasi që në 2017 ajo kishte probleme rreth shëndetit mendor dhe gjithashtu iu nënshtrua një transplantimi të fshehtë të veshkave, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Gomez ka shprehur besimin e saj se ky vit do të jetë më i mbarë se sa ai i kaluari.

“Do të jetë vit më i mbarë sepse besoj në veten time. Dhe, kushdo që më njeh e di se unë gjithmonë do të fillojë me shëndetin tim dhe mirëqenin time. Po filloj vitin me këto mendime, dua të sigurohem që jam e shëndetshme. Nëse kjo është e mirë, gjithçka tjetër do të bjerë ne vendin e duhur”, ka thënë Gomez gjatë intervistes.