75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gomez rikthehet në Serie A, nesër zyrtarizohet te skuadra e re

Alejandro “Papu” Gomez rikthehet në Itali. Sipas raportimeve të medieve italiane, argjentinasi, që në Serie A ka luajtur me Atalantën, tashmë do të veshë fanellën e Monzas.

Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk dihen ende, por sulmuesi pritet të premten në qytetin e Monzas.

“Papu” aktualisht është lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Sevillan dhe te Monza kalon me parametra zero.