13:42 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gomez tregon arsyet e largimit nga rrjetet sociale

Këngëtarja e mirënjohur, Selena Gomez, së fundmi ka folur për largimin e saj nga rrjetet sociale.

Edhe pse Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Teksa ka folur në një intervistë televizive “Live ëith Kelly and Rya”  të mërkurën, ajo ka trerguar që nuk është duke e përdoru më këtë aplikacion.

“E kam përdorur shumë por mendoj që është e pashëndetshme, po mendoj personalisht për të rinjtë dhe për veten time”, tha ajo gjatë intervistës.

 “Më bënte depresion”, vazhdoi më tej këngëtarja e hitit “Back to you”.

Gomez edhe para një muaji e ka shprehur shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare për këtë çështje kishte folur në Kanë gjatë promovimit të filmit të ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”. /Indeksonline/