23:40 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gomonia me 1.6 ton drogë nga Himara, publikohen pamjet nga transportimi i të arrestuarve (Video)

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga shoqërimi në Komisariat i 11 të arrestuarve për trafik droge. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 4 shqiptarë, 2 prej të cilëve skafistë në gomonen që u kap me 1.6 ton drogë dhe që ishte nisur nga Himara.

2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.

Bwe shkruan se të arrestuarit do paraqiten në Gjykatë të mërkurën të enjten dhe të premten. 3 skafistët akuzohen për trafik droge, armëmbajtje pa leje, kundërshtim të forcave të policisë dhe falsifikim dokumentesh. Policia ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë. Në mesin e të arrestuarve është edhe biznesmeni grek i arrestuar dje S.K., 63 vjeç.

Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë dy ditë më parë, pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore. Gjatë ndjekjes ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve.