75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Google bie për disa minuta, rikthehet në funksion në shumicën e vendeve

Një ndërprerje e papritur preku sot platformat kryesore të Google, përfshirë Search, YouTube, Gmail, Maps dhe Drive, duke lënë miliona përdorues në pasiguri për disa minuta.

Rënia u raportua fillimisht në Turqi e më pas u zgjerua në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Kosovë, Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërprerja zgjati rreth 15–20 minuta, ndërsa disa përdorues përjetuan probleme të pjesshme edhe pas rikthimit të shërbimeve.

Deri tani, Google nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e kësaj ndërprerjeje.

Ndërkohë, autoritetet në Turqi kanë kërkuar një raport teknik për të sqaruar situatën./IndeksOnline/