14:22 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Google bllokon reklamat e bezdisshme

Google e ka publikuar përditësimin e ri, Chrome 64 Beta. E veçanta e këtij përditësimi është mundësia që të zhdukni videot dhe reklamat e bezdisshme.

Në faqen e re të Googles është vendosur një ikonë që rekomandon bllokimin e muzikës apo reklamave në faqe.

Poashtu, ky përditësim i Google nuk lejon që asnjë virus të shfaqet në faqen tuaj.

Google garanton se siguria në shfletuesin e saj është më e madhja ndonjëherë./Indeksonline/