18:15 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Google demanton Trump: Nuk ka asnjë motiv politik në kërkime

Alphabet, kompania mëmë e Google, u përgjigj sot në pretendimet e Donald Trump se motori i Google tregon vetëm lajme negative në lidhje me presidentin amerikan kur kërkon emrin e tij, duke deklaruar se ai nuk favorizon rezultatet e kërkimit për qëllime politike.

“Kur përdoruesit hyjnë në kërkime nga shërbimi i kërkimit në Google, qëllimi ynë është të sigurojmë që brenda pak sekondave të marrin përgjigjet më të rëndësishme”, thuhet në komunikatën e Alphabet.