Google e bën programimin edhe më të lehtë

Google ka prezantuar një seri mjetesh të reja për Jules, asistentin e vet me inteligjencë artificiale për programim.
Jules është krijuar për të ndihmuar programuesit në gjenerimin e kodit, korrigjimin e gabimeve dhe kryerjen e testimeve – gjithçka me synimin që përdorimi i këtij mjeti të jetë sa më i thjeshtë.
Keti Korevec nga Google Labs ndau risitë në një postim në blog, përfshirë prezantimin e Jules Tools, një ndërfaqe të re në vijë komande (CLI), si dhe një API të ri.
Korevec tha se këto ndryshime pasqyrojnë përkushtimin e kompanisë për ta përmirësuar si asistentin Jules, ashtu edhe produktivitetin e programuesve, përveç një sërë përmirësimesh më të vogla që tashmë janë të disponueshme për zhvilluesit.
Google e përshkroi Jules Tools si një CLI të re “të lehtë”, që e sjell Jules drejtpërdrejt në terminal.
“Ky është mënyra më e thjeshtë për të kaluar nga biseda në punë ‘krah për krah’ në një mjedis real pune”, shkroi Korevec.
Ajo theksoi se përmirësimet e reja janë të fokusuara që Jules të jetë i disponueshëm në më shumë vende, ndërsa përditësimet e mëparshme ishin përqendruar në besueshmërinë e tij.