10:12 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Google i ofroi një profesori 60,000 dollarë, por ai i refuzoi. Ja pse

Kur Luke Stark kërkoi para nga Google në nëntor, nuk e kishte idenë se do të refuzonte 60,000 dollarë nga gjigandi i teknologjisë në mars.

Stark, një profesor asistent në Western University në Ontario, Kanada, studion ndikimet sociale dhe etike të inteligjencës artificiale. Në fund të nëntorit, ai aplikoi për një çmim në Google Research Scholar, një grant hulumtimi, deri në 60,000 dollarë për të mbështetur profesorët që janë në fillim të karrierës së tyre.

Në një intervistë për CNN Business, Stark u shpreh se vendosi të aplikonte për fondin “për shkak të idesë në atë kohë që Google po ndërtonte një ekip inteligjent me të vërtetë të fortë, potencialisht udhëheqës në industri”. Por kjo ndjesi nuk zgjati shumë.Google i ofroi një profesori 60,000 dollarë, por ai i refuzoi. Ja pseLUKE STARK

Në fillim të dhjetorit, Timnit Gebru, bashkë-udhëheqëse e ekipit të inteligjencës artificiale në Google dhe një grua me ngjyrë në një fushë kryesisht të përbërë nga njerëz të racës së bardhë dhe burra, u largua papritmas nga Google.

Gebru shkroi në Twitter se u pushua nga puna pasi dërgoi një email ku shprehte zhgënjim për mungesën e vazhdueshme të diversitetit në kompani dhe për një proces të brendshëm në lidhje me rishikimin e një dokumenti hulumtues të papublikuar në atë kohë për rreziqet e ndërtimit të modeleve gjithnjë e më të mëdha të gjuhës së inteligjencës artificiale.

Largimi i saj shkaktoi një krizë disa mujore për kompaninë, duke përfshirë largimet e punonjësve dhe një ndjesë nga CEO i Google për mënyrën se si rrethanat e largimit të Gebru bënë që disa punonjës të vinin në dyshim vendin e tyre atje.

Google kreu një hetim të brendshëm për këtë çështje, rezultatet e të cilit u njoftuan në të njëjtën ditë që kompania shkarkoi udhëheqësen e ekipit të Gebru, Margaret Mitchell, e cila kishte qenë vazhdimisht kritike ndaj kompanisë në Twitter pas largimit të Gebru. Ndërkohë Google citoi “shkelje të shumta” të kodit të saj të sjelljes.

Të gjitha këto ngjarje iu kujtuan Luke Stark kur Google i dërgoi një email urimi duke i ofruar 60,000 dollarë për propozimin e tij në një projekt kërkimor që synonte të studionte se si kompanitë po përdorin inteligjencën artificiale për të zbuluar emocionet. Stark tha se ai menjëherë ndjeu se kishte nevojë të refuzonte çmimin për të treguar mbështetjen e tij për Gebru dhe Mitchell, si dhe ata që ende punojnë në Google.

“Mendimi im i parë ishte, “Unë duhet ta refuzoj,” tha Stark për CNN Business.

“Me ndërgjegje të mirë, nuk mund të pranoj më fonde nga një kompani që i trajton punonjësit e saj në këtë mënyrë,” tha për CNN Business Vijay Chidambaram, një asistent-profesor në Universitetin e Teksasit i cili studion sistemet e magazinimit.

Njerëz që nuk pranojnë fonde të Google mund të duken si parëndësi, por pasojat janë afatgjate sepse njerëzit e talentuar janë thelbësorë për Google.