75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Google Maps shton për gjithë javën e ardhshme mini-lojën “Where’s Waldo?”

Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që Google ka përfshirë një markë të dashur në Maps për një kohë të kufizuar. Në fillim të Marsit, përdoruesit ishin në gjendje të zëvendësonin shigjetën e zakonshme të navigimit me Marion e Nintendo.

Duke filluar që nga dita e djeshme dhe duke vazhduar deri javën e ardhshme, Google ka sjellur Where’s Waldo? në Google Maps.

Në Android, iOS dhe desktop, ju do të shihni shfaqjen e Waldo me bluzën e tij të kuqe dhe me vija të bardha teksa ju dhuron një përshëndetje miqësore. Prej aty, thjesht prekni ose klikoni mbi të dhe do të keni mundësinë për të luajtur një lojë që vjen direkt nga librat klasikë për fëmijë.

Kjo është një nga shakatë e Google për Ditën e Gënjeshtrave, por integrimi i Maps po ndodh aktualisht. Përveç vetë Waldo, ju gjithashtu do të jeni në vëzhgim për miqtë e tij Wenda, Woof, Wizard Whitebeard, dhe gjithashtu Odlaw.

Pasi të keni gjetur Waldo, do të “transportoheni në vende të ndryshme rreth botës” për të filluar përsëri kërkimin. Ka edhe një komponent të Asistentit të Google në këtë fushatë; ju mund të kërkoni duke drejtuar pyetjen “ku është Waldo?” në një Home speaker, Chromebook, ose smartphone Android.

Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që Google ka përfshirë një markë të dashur në Maps për një kohë të kufizuar. Në fillim të Marsit, përdoruesit ishin në gjendje të zëvendësonin shigjetën e zakonshme të navigimit me Marion e Nintendo.

Kjo ishte me rastin e festimit të ditës Mario, por këtë herë duket sikur Google thjesht dëshiron të ofrojë një zbavitje për Ditën e Gënjeshtrave të Prillit dhe ta mbajë atë për pjesën e mbetur të javës.