20:48 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Google Maps zbulon çiftin në plazh

Shfrytëzuesit e Hartave të Google kanë pëlqyer shumë një çift në një pozitë në plazh në një pamje të rrugës.

Çifti është i ndërthurur në një mënyrë të çuditshme  dhe është e paqartë se çfarë po ndodh aktualisht, transmeton Indeksonline.

Pamja në rrugë e ‘Google Maps’ kap çdo lloj gjëje interesante që po ndodhin në të gjithë botën,  pra nëse njerëzit ekspozohen në vende të çuditshme.

Tani një çift është kapur pa dijeni duke bërë diçka të çuditshme në plazh dhe njerëzit nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh.

Gruaja, e veshur me një të sipërme gri dhe syze dielli, po kërkon sytë e partnerit të saj, por në çast duket se ata ndajnë gjymtyrët si këmba e saj dhe krahu i tij bashkohen.

Pranë, mund të shihen një palë këmbë pa trup. “Shumë e çuditshme”.

Pamja e rrugës së Google rrok fotot e vendeve të ndryshme, të cilat pastaj grumbullohen së bashku për të krijuar një pamje 360 shkallë të botës që ne mund të klikojmë për të eksploruar.

Ndonjëherë këto pamje panoramike mund të ndërpriten duke lëvizur objekte,  të cilat mund t’i bëjnë imazhet të duken të çuditshme.