10:11 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Google mbyll aplikacionin eksperimental të e-mail-it Inbox

Google ka planifikuar mbylljen e aplikacionit Inbox për tu ri-fokusuar në atë të Gmail si aplikacioni i preferuar i e-mail-it.

Gjigandi i motorit të kërkimit tha të Mërkurën se do ti jepte lamtumirën Inbox në fund të muajit Mars të vitit të ardhshëm.

Google nuk shpjegoi arsyet e mbylljes së aplikacionit të cilin e lançoi në 2014-ën si hapësirë eksperimentale për funksione që më pas debutonin në Gmail.

Që kur debutoi ka shërbyer për qëllime testimi.

Temat: