18:01 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Google mund të lansoj një telefon ‘Pixel’ më të lirë

Muajin e kaluar kompania Google lansoj telefonin ‘Pixel 3 XL’ që u pritë shumë mirë nga publiku. E vetmja gjë që u kritikua ishte çmimi i lart.

Google duke i parë këto kritika është duke menduar që të lansoj një telefon ‘Pixel’ por më të lirë në çmim, transmeton Indeksonline.

Këtë lajm e ka raportuar një blog nga Rusia, i cili po ashtu kishte zbuluar pamjet e para të ‘Pixel 3XL’.

Ky telefon më i lirë pritet të quhet ‘Pixel 3 Lite’. Pritet pak a shumë të jetë i ngjashëm me modelin ‘3XL’. Kamera dhe madhësia do të jenë pikërisht të njëjta sipas raportimeve.

4GB do të jetë RAM-i, kurse bateria 2915 mAh. Procesori pritet të jetë Snapdragon 670./Indeksonline/