75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Google mund të sjellë së shpejti “Netflixin” e lojërave

Google është duke planifikuar që të hyjë fuqishëm në botën e lojërave.

Gjiganti i kërkimit mund të vijë me një shërbim që faqet e specializuara të teknologjisë e shohin si “Netflix” për lojëra.

Njoftimi zyrtar nga Google mund të vijë jo më larg se një muaj, pasi kjo kompani ka paralajmëruar një konferencë për lojërat të quajtur “Game Developers Conference”.

Ky projekt që është zbuluar rastësisht, ka ende shumë enigma rreth tij dhe duhet të priten detaje të tjera nga vetë Google.

Ajo çfarë raportojnë mediat është se Google mund të dalë më një çmim më të lirë se konzola Xbox i Microsoftit apo edhe PlayStation i Sonyt.