19:54 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Google Translate tani ofron përkthime specifike gjinore për disa gjuhë

Google Translate tani do të shfaqë përkthimet specifike gjinore për disa gjuhë. Më parë, Google Translate do të tregonte vetëm një përkthim për fjalët që mund të kishin ose një formë femërore ose mashkullore.

Tani, Google Translate do të tregojë përkthime femërore dhe mashkullore për fjalë në gjuhë të zgjedhur. Kompania thotë se po mendon gjithashtu për mënyrën e trajtimit të gjinisë jo-binare në përkthime si dhe anshmërisë gjinore në produktet e tjera të Google.

Aktualisht, përkthimet gjinore janë të disponueshme vetëm për përkthimin e fjalëve të vetme nga gjuha angleze në gjuhë si frëngjisht, italisht, portugalisht ose spanjisht. Së shpejti pritet që ky proces të transformohet edhe në gjuhë të tjera./Indeksonline/