15:46 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017

Google ka zbuluar se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në rrjet gjatë vitit 2017.

Në fakt lista e Google tregon se cilat pajisje teknologjike kanë qenë më të kërkuarat, por që vëmendja më e madhe është tek telefonët mobilë, shkruan Indeksonline.

iPhone 8 ka qenë telefoni më i kërkuar gjatë vitit, para iPhone X. Samsung Galaxy S8 është telefoni i tretë më i kërkuar në Google.

Lista e plotë e kërkimeve në Google është kjo:

1 iPhone 8
2 iPhone X
3 Nintendo Switch
4 Samsung Galaxy S8
5 Xbox One X
6 Nokia 3310
7 Razer Phone
8 Oppo F5
9 OnePlus 5
10 Nokia 6