75 Mall Live Search
22:22 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / G T

GO+Peja bëhet me trajner të ri, e zyrtarizon një kroat

Skuadra e KB Pejës ka zyrtarizuar trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Në sajtin zyrtar, klubi pejan ka njoftuar publikun se Damir Milacic është trajneri më i ri, shkruan Indeksonline

“Njoftojmë që klubi ynë, kryetrajner për pjesën e mbetur të sezonit – do ta ketë kroatin Damir Milačić (51)”, shkruhet në postimin e klubit.

Milačić përpos karrierës së pasur si basketbollist, nga viti 2012 e ushtron punën si trajner – ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kroaci, me një eksperiencë poashtu në Belgjikë.

Gjatë sezonit 2024/25, 51 vjeçari ishte emëruar trajneri i vitit në Kroaci./Indeksonline/