75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / G T

GO+Peja rikthehet me fitore, e deklason Golden Eagle Yllin

Skuadra e GO+Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët mposhtën thellë ekipin nga Suhareka me rezultatin 63:82, në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaqi” në Pejë, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë te pejanët ishte Musab Mala, me 16 pikë dhe dy kërcime.

Kurse te Golden Eagle Ylli më i miri në fushë ishte Trevon Allen – me 20 pikë, pesë kërcime dhe dy asiste.

Kujtojmë që Peja vinte nga humbja ndaj Trepçës./Indeksonline/