Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit
Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt fundit.
Këtë e konfirmoi edhe drejtori sportiv, Christoph Freund në një konferencë për shtyp, ku njoftoi largimin e tij në verë.
“Përmes kësaj dinamike në javët e fundit, ne kemi intensifikuar bisedimet dhe kemi folur hapur se cila do të jetë rruga e tij e mëtejshme në verë – në verë koha e tij te FC Bayern do të mbarojë. Deri atëherë ai do të ketë kaluar tetë vjet këtu, jashtëzakonisht i suksesshëm, jashtëzakonisht i fortë në mënyrën se si është sjellë si person dhe si lojtar. Por para kësaj, ai do të luftojë me ne në mënyrë që të kemi ende disa javë të mira përpara”, deklaroi Freund.
Goretzka, pati oferta nga skuadrat si Milani dhe Atletico Madridi, por vendosi që ta përfundonte sezonin me klubin bavarez.
Mesfushori gjerman, iu bashkua Bayernit në vitin 2018 nga Schalke, ku numëron 292 paraqitje dhe shënoi plot 47 gola dhe 48 asistime.
Ai ka fituar trofe të shumtë, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2020./IndeksOnline/

