75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 10 Prill 2023 / LB

Goretzka për Musialan: Një nga talentët më të mëdhenj gjerman

Jamal Musiala është një nga talentët më të mëdhenj që kanë dalur ndonjëherë nga Gjermania, sipas bashkëlojtarit të tij nga Bayern Munich, Leon Goretzka.

Të dy futbollistët luajnë së bashku te bavarezët po edhe te Kombëtarja gjermane. Musiala këtë edicion ka arritur ta ndihmojë Bayernin me njëmbëdhjetë gola, ndërsa pati paraqitje të mirë edhe me “pancerët” në Botërorin “Qatar 2022”, pavarësisht eliminimit të hershëm. 

“Jamal mund të jetë një nga talentet më të mëdhenj që Gjermania ka pasur ndonjëherë, sepse ai tashmë është në gjendje të japë vazhdimisht paraqitje të mira”, ka thënë Goretzka për UEFA.com. “Ai është jashtëzakonisht i mirë në top, në hapësira të ngushta dhe krijon shumë rrezik. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Nëse vazhdon të punojë kështu dhe qëndron në formë, kufiri për të është qielli”.