14:50 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Gorilla i lutet shokut për ushqim, kështu i përgjigjet ai!

Ka një konkurrencë të ashpër për karota kur është fjala për kohën e darkës në kopshtin zoologjik Paignton.

Këto fotografi interesante tregojnë dy gorilla të mëdha duke ‘debatuar’ midis tyre për perimet. Njëra që i lutet tjetrës për t’i dorëzuar një nga dy karotat. Rasti u fotografua javën e kaluar.

Fotografitë për të qeshur u bënë nga një prej vizitorëve të kopshtit zoologjik, duke treguar mashkullin alfa i quajtur N’Dowe që ecën drejt gorillës tjetër të quajtur Kivu, duke i nxjerrë dorën për t’i dhënë karotën.