“Gorillat” e Rumanisë futen në ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes së madhe FC Drita – Steaua Bukuresht

Atmosferë e zjarrtë pritet të jetë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Gorillat” e Rumanisë kanë mbërritur për të mbështetur ekipin e tyre, Steaua Bukuresht.
Në ora 20:00 pritet nisja e ndeshjes së vlefshme për garat evropiane mes FC Dritës nga Gjilani dhe ekipit rumun.
Siguria në stadium është në nivel të lartë, ndërsa emocionet tek tifozët vendas janë në kulm.