Gota e letrës bëhet problematike për Thomas Frankun, tifozët e Tottenhamit kërkojnë shkarkimin e tij!
Trajneri i Tottenham Hotspurit, Thomas Frank, ka reaguar pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjete sociale, ku u pa duke pirë nga një gotë letre me logon e Arsenalit – rivalit të përjetshëm lokal të “Spurs”-it.
“Sinqerisht nuk e kam vërejtur fare. Do të ishte krejtësisht budallallëk nga ana ime ta merrja atë gotë nëse do ta dija”, ka deklaruar Frank.
“Është paksa e trishtueshme që më duhet të pyetem për këtë. Nuk do të bëja kurrë diçka kaq budallaqe”, ka shtuar ai, sipas gazetarit Alasdair Gold, shkruan Indeksonline
Megjithatë, incidenti ka mjaftuar për të ndezur zemërimin e një pjese të tifozëve të Tottenhamit, të cilët e kanë konsideruar veprimin si të papranueshëm për një trajner të klubit. Në rrjetet sociale janë shfaqur thirrje të shumta për shkarkimin e tij, duke e cilësuar situatën si mungesë respekti ndaj klubit dhe tifozëve./Indeksonline/
“I definitely did not notice it [the Arsenal cup]” 😬
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 8, 2026
Thomas Frank states that it would be ‘completely stupid’ of him to have intentionally used an Arsenal branded cup, but states that it is ‘sad’ for the Spurs head coach to be questioned about it ⚪ pic.twitter.com/pZDDd16lVE

