75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / Z S

GP Aviation prezanton tri destinacione të reja nga Prishtina gjatë muajit qershor

Duke filluar nga data 19 qershor 2026, GP Aviation do të nisë linjën e re ajrore Prishtinë – Oslo –Prishtinë, ndërsa nga data 26 qershor 2026 do të nisin edhe dy linja të tjera të reja: Prishtinë – Bruksel –Prishtinë dhe Prishtinë – Karlsruhe/Baden-Baden – Prishtinë.

Këto destinacione pritet të sjellin më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për mërgatën shqiptare që jeton në Norvegji, Belgjikë dhe Gjermani.

Me hapjen e këtyre tri linjave të reja, GP Aviation zgjeron rrjetin e fluturimeve nga Prishtina dhe forcon edhe më shumë lidhjen e Kosovës me qytete të rëndësishme evropiane./Indeksonline/