GP i LVV-së dhe ai i PDK-së mblidhet për çështjen e presidentit/es
Orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit/es ka aktivizuar Lëvizjen Vetëvendosje, por këtu ka përfshirë edhe PDK-në, pasi që disa deputetë të kësaj të fundit raportohet të jenë kontaktuar nga ministri i Familjes për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Hoti po ashtu u raportua të jetë emri i LVV-së për kandidat për president, pasi që Glauk Konjufca ka refuzuar një post të tillë.
Megjithëkëtë LVV-ja do të mbledhë Grupin parlamentar në ora 13:00. Po ashtu edhe PDK-ja do të mblidhet në ora 14:00 në zyrat e GP-së në kuvend.

