75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 08 Mars 2024 / FR

Gra e vajza protestojnë për 8 Mars në Shqipëri, thonë që nuk kanë shumë arsye që të festojnë

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryeministrinë në Tiranë e gjeti më ndryshe këtë vit.

Para saj është zhvilluar një protestë, pikërisht për nder të kësaj dite.

Qytetare dhe aktiviste përcollën mesazhe se gratë dhe vajzat e Shqipërisë kanë më shumë arsye të protestojnë se sa të festojnë.

Madje, në shenjë proteste ato kanë djegur edhe sutenja, teksa në duar mbanin pankarta me shprehjen “nata është e jona”.