14:35 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / S Z

Gra që punësohen për të rrahur gra: Njihuni me vendin ku dënimet kryhen nga e njëjta gjini

Mos respektimi i të drejtave të grave dhe jetesa e tyre në kushte ekstreme vijon ende të jetë një problem i madh për disa vende të botës.

I tillë është dhe rasti i një province në Indonezi, që në fakt është bërë i pari vend islamik, ku gratë dënojnë gratë, për shkelje të rregullave të Sheriatit.

Në këtë vend, gratë jetojnë të mbyllura, pa të drejtat më minimale, dhe nën pushtetin e burrave. Megjithatë, së fundmi është prezantuar një grupim i veçantë brenda policisë, i përbërë nga gra, me detyrë ndëshkimi ne grave.

Rasti më i fundit ishte ai i fshikullimit me kamxhik në publik i një gruaje e cila akuzohej se kishte takuar një burrë, i cili nuk ishte bashkëshorti i saj. Ajo u godit plot 22 herë me kamxhik, teksa qëndronte e përkulur para një gruaje tjetër.

Gra që punësohen për të rrahur gra/ Njihuni me vendin ku

Sipas drejtuesve të vendit, ky vendim është marrë për t’i bërë gratë e akuzuara të ndihen fajtore, pasi është një tjetër grua që po i dënon për jomoralitetin e tyre.