75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 04 Mars 2025 / Z S

Grabisin marketin nën kërcënimin e armës, arrijnë të marrin 1000 euro

Gjatë pasdites së djeshme në qytetin e Ferizajt në një market ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Një punëtore ka deklaruar se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë arritur që të marrin para të gatshme në vlerë prej 1000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/