Grabisin pazarin e ditës dhe ikin këmbë fshatit

Një person ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në punë, në fshatin Babimoc të Obiliqit, tre të dyshuar, njëri prej tyre me armë të gjatë ia kishin grabitur pazarin ditor në vlerë rreth 600 € dhe kishin ikur në këmbë në drejtim të fshatit të lartcekur.
Grabitja sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22 e 36 minuta, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/