Grabit dhe e gëlltit unazën, përfundon në spital
Një turist iranian ka përfunduar në spital pasi dyshohet se tentoi të vjedhë një unazë diamanti, të cilën më pas e gëlltiti.
Ian Campbell vodhi unazën në një dyqan bizhuterish në Turqi.
Turisti tentoi të largohej shpejt, por shitësi e zbuloi dhe mbylli derën për ta parandaluar Campbell që të ikte me unazën.
Menjëherë është njoftua policia dhe 54-vjeçari u dërgua në spital.
Nëse unaza nuk kthehet “me mjete natyrale”, turisti duhet ti nënshtrohet një operacioni për nxjerrjen e bizhuterisë me vlerë.
Argjendari tha se po priste ende që ti kthehej unaza e tij, ndërsa nuk dihet ende nëse diçka e tillë ka ndodhur.