08:20 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Grabiten dokumente sekrete në Prokurorinë e Durrësit

Një grabitje ka ndodhur në Prokurorinë e rrethit të Durrësit.

Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe janë vjedhur dokumente të ndryshme.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve të grabiten materialet e Prokurorisë, pas sulmit dhe grabitjes së postës sekrete.

Denoncimi u bë nga pastruesja, e cila hapi institucionin në mëngjes dhe gjeti dyert e thyera.