10:12 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Grabiten orë me vlerë prej mbi 1 milion frangash

Në mëngjesin e hershëm të së shtunës një grup personash kanë depërtuar në shitoren e orëve luksoze “Omega” në Bahnhofstrase të qytetit Zermatt, shkruan blick.ch. Me këtë rast ata kanë vjedhur disa qindra orë të shtrenjta, dhe stoli tjera, në vlerë të përbashkët prej më shumë se një milion frangash.

Siç tregojnë edhe fotografitë e bëra më vonë nga personeli i shitores, hajdutët i kanë thyer vitrinat edhe i kanë zbrazur ato nga orët që ishin të ekspozuara aty, transmeton albinfo.ch.

Policia e ka konfirmuar rastin për mediet por ende nuk ka mundur të japë detaje rreth tij.