75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / KV

Një grabitës tenton të futej në një pompë derivatesh në Drenas, nuk ia arrin qëllimit

Një rast grabitjeje në tentativë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Drenas.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur, më 4 shkurt 2026, rreth orës 05:00, kur ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, derisa ndodhej në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve, një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka tentuar të kryente grabitje.

Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur ta realizonte grabitjen dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.