Grabitësit e armatosur i futën në shtëpi, e rrahin dhe i marrin para të gatshme

Një person ka raportuar në polici se të dielën rreth orës 01:20 në Mitrovicën e Jugut ka ndodhur një rast i grabitjes.
Ai thotë se katër të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë marr para të gatshme, një telefon dhe një orë dore.
Viktima thotë se grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.
Ai ka pranuar lëndime trupore për çka ka marr edhe tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/